Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Serbët mblidhen pas arrestimit të Milun Milenkoviqit

 
   

Një numër i serbëve janë mbledhur në Mitrovicën e Veriut pasi u ndez alarmi.

Më pas u konfirmua se Policia e Kosovës e arrestoi drejtuesin e grupit kriminal “Mbrojtjes Civile”, Milun Milenkoviq.

Milenkoviq njihet ndryshe me nofkën Lune.

Në anën tjetër, menjëherë pas këtij arrestimi në qendër të Mitrovicës së Veriut, Kossev raporton se një numër i serbëve u mblodhën në udhëkryqin në rrugën “Lola Ribara”, gjegjësisht afër Shkollës Teknike dhe Shtëpisë së Shëndetësisë. Mes serbëve të mbledhur, janë parë edhe disa nga ata që mbajnë maska.