Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shefqet Kabashi: Kam urdhër arrest nga INTERPOL-i, arrestohem po të vij në Evropë

 
   

Pyetjet për dëshmitarin Shefqet Kabashi në Gjykatën Speciale ka filluar t’i parashtrojë mbrojtja e Hashim Thaçit përmes avokatit Gregory Keohe.

Gjatë dëshmisë së tij, dëshmitari Kabashi tha se nëse kthehet në Evropë ai do të arrestohet për shkak se ka urdhër-arrest nga Interpol-i për një armë.

“Unë kam një urdhër arresti nga INTERPOL-i për një armë dhe do arrestohem po të vijë në Evropë e që nuk ka ndodhur në Kosovë që të nxjerrësh një urdhër arresti për një armë”, tha dëshmitari Kabashi.

Kabashi tha se ai është personi që ka përjetuar masakrën e Dubravës.

Ndryshe, avokati Gregory Keohe e ktheu fokusin tek urdhrat për vrasjen e Fadil Gashit, Rrok Berishës dhe Din Berishës.

“Lidhur me dy vetat e përfshirë ju nuk shkuat për t’i thënë Fadil Gashit për këtë gjë ndryshe nga rasti i Rrok Berishës”, tha Keohe.

Dëshmitari tha se nuk e ka njoftuar Fadil Gashin se kishte urdhër për vrasjen e tij. Ndërsa, për Din Berishën, Kabashi tha se e kanë njoftuar përmes një kushëriri të tij.

“I tham Din Berishës nëpërmjet njërit prej kusherive të mijë”, tha Kabashi.

Ndërsa, avokati Keohe tha se Kabashi ka thënë se Din Berishës e kanë paralajmëruar dhe nuk i kishin thënë se kishte urdhër për vrasje.

“E njëjta gjë është po ta shikosh si duhet”, tha dëshmitari duke u përgjigjur në pyetjen e avokatit Keohe.

Tutje, Keohe tha se dëshmitari në dy deklaratat e dhënë para TPNJ-së, njëra në vitin 2004 dhe tjetra me 2007-tën në çështjen ndaj Fatmir Limajt dhe Ramush Haradinajt nuk e kishe përmendur se kishte marrë urdhër nga Alush Agushi për ta vrarë Fadil Gashin.

i tha dëshmitari si përgjigje për pyetjen e avokatit Keohe.

Për Fadil Gashin, dëshmitari tha se është akoma gjallë ndërsa, për rastin e Rrok Berishës, ai tha se është ndryshe puna.

“Kur vjen puna tek rrok Berisha është paksa ndryshe puna. Unë doja të ndaloja vrasjen, problemin që kishim ta ndaloja brenda nesh. Nuk mund ta vrisja një njeri me gjakftohtësi aty. Rrok Berisha në atë kohë ishte deputet i LDK-së… Kur mora urdhrin për Rrok Berishën tentova të gjejë mënyrën që të informohna se pse po ndodheshin këto”, tha Kabashi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kabashi tha se kishte urdhër edhe për vrasjen e një personi Zekerije Cena, por që ky urdhër nuk kishte ardhur nga Alush Agushi.

Sipas ZPS-së, Kabashi kishte deklaruar se kishte parë persona të ndaluar në kompleksin e Jabllanicës në ’98-ën