Nëse një gruaje i ndërpritet shtatzënia në javën e 20-të, thuhet se ka kryer abort spontan, Rreth 20% e shtatezanive perfundojne ne abort spontan, por numri i humbjeve është edhe më i lartë, pasi trupi mund të ndërpresë një shtatzëni shumë më para sesa një grua ta kuptojë që është shtatzënë.
Shumica e dështimeve ndodhin kur fetusi nuk është i zhvilluar normalisht, dhe shpesh herë është veshirë të përcaktohet apo të gjendet shkaku i vertetë.
Megjithatë sipas një studimi të publikuar në vitin 2015 nga “Journal Obsetrics & Gynecology”, rreth 40% e femrave që kanë kryer abort spontan fajësonin veten për këtë gjë ! Disa nga faktorët që rrisin rrezikun janë: mosha e gruas mbi 40 vjeç mundësia e abortit rritet deri ne 40%, dhe mbi 45 vjeç arrin 80%. Sëmundjet kronike të veshkave e melçisë apo diabeti gjithashtu vendos një grua shtatzënë në rrezik. Pesha gjithashtu duket se luan një rol vendimtar pasi si gratë nënpeshë ashtu edhe ato mbipeshë janë më të prirura të kryejnë aborte spontane.
Më poshtë, do të listojë disa nga simptomat e hershme të abortit, por që të gjitha femrat duhet t’i dinë.
1. Gjakderdhja
Kjo është një nga shenjat më të zakonta të abortit ! Gjakderdhja në sasi gjatë kohës që jeni shtatzënë është tregues që mitra mund ta ketë dështuar fetusin.
2. Mpiksjet e gjakut
Duhet të tregoni kujdes nëse shihni copa të mëdha gjaku të mpiksur. Pra, nëse jeni shtatzënë dhe vëreni diçka të çuditshme që del nga vagina, mos nguroni të shkoni urgjent tek mjeku!
3. Dhimbje dhe ngërçe
Në momentin që trupi kryen abort spontan, kjo gjë shoqërohet me dhimbje të forta mesi dhe ngërçe.
