Një sherr mes disa të burgosurve është regjistruar në burgun e sigurisë së lartë në Fier më dhomën e ajrimit.
Burime nga Spitali Rajonal i Fierit dhe nga institucioni i vuajtjes së dënimit konfirmojnë se gjatë konfliktit dy të burgosur kanë mbetur të plagosur.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se të plagosurit janë goditur edhe me brisqe rroje.
NEWS Pjesë e grupit kriminal të lidhur me Ervis Martinajn, Gjykata e Posaçme dënon me burg anëtarët e bandës (EMRAT)Pas nisjes së konfliktit, kanë ndërhyrë menjëherë forcat e sigurisë së burgut, të cilat kanë neutralizuar situatën dhe kanë rikthyer të burgosurit në qelitë e tyre.
Dy të plagosurit janë transportuar drejt Spitalit të Fierit, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
