Lajme

Shiroka Pula merr pjesë në Ditën Kombëtare të Austrisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të Ditës Kombëtare të Austrisë.

Me këtë rast, ajo ka përcjellë urimet më të përzemërta për Austrinë dhe qytetarët e saj, duke vënë në pah marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve dhe vlerat e përbashkëta të lirisë, demokracisë, të drejtave të njeriut dhe paqes, përcjell Bota sot.

Presidentja vlerësoi mbështetjen e Austrisë për Kosovën gjatë periudhave të rëndësishme historike, përfshirë njohjen e pavarësisë dhe kontributin në ndërtimin e shtetit, forcimin e institucioneve dhe konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Ajo gjithashtu theksoi rolin e Austrisë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë përmes pjesëmarrjes në misionin e KFOR-it, si dhe mbështetjen e vazhdueshme për aspiratat euroatlantike të Kosovës.

Gjatë ceremonisë, Shiroka Pula shprehu mirënjohjen ndaj institucioneve dhe qytetarëve austriakë për kontributin e tyre, duke nënvizuar mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit në arsim, shkencë, kulturë, teknologji, ekonomi dhe inovacion.

Në përfundim, Presidentja uroi popullin austriak për paqe, mirëqenie dhe prosperitet, ndërsa Austrisë i dëshiroi suksese në kontributin për një Evropë paqësore dhe të bashkuar.

Të Ngjashme