Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shkëlqim Pacolli shpërthen në lot pasi varrimit të prindërve dhe vëllait

Para disa ditëve raportua për një aksident, ku një veturë në rrugën Shkup-Bllacë, ku kishte humbur kontrollin dhe kishte rënë në lumin Lepenc.

Në veturë kishte qenë një familje katër anëtarëshe, nga katër pasagjerë që ishin në veturë, vetëm një ka arritur të shpëtojë.

Shkëlqim Pacolli, 21 vjeçar, ka kërcyer nga vetura e tipit BMË që u aksidentua pranë Gurit të Zi, te tuneli i Shkupit, ndërsa anëtarët e tjerë të familjes fatkeqësisht u gjendën të vdekur brenda makinës.

Atyre u dha lamtumira e fundit, duke u varrosur sot.

I mbijetuari i këtij aksidenti, Shkelqim Pacolli, ishte i pranishëm në varrimin e familjarëve të tij, ku edhe ka folur për media, duke i falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar për ta ndihmuar atë dhe familjen e tij.

‘’Faleminderit shumë krejve qe na kanë ndihmu, faleminderit, Vjosa Osmanit, faleminderit ministrave, Policisë, ushtrisë, e shqiptarëve të Kosovës e Maqedonisë që janë mundu e janë gjujt në lum mi shpetu babin e vëllain tem, Zoti ju ruajt, Allahu ju ruajt’’ ka thënë ai mes lotëve