hoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka mbajtur trajnimin e radhës në alpinizëm, duke forcuar kapacitetet e ekipeve për ndërhyrje në terrene të vështira malore.
Sipas njoftimit zyrtar, trajnimi rrit efikasitetin në raste emergjente, veçanërisht në aksidente në humnera, nxjerrje dhe lëshime me litar, si dhe në situata të tjera si persona të humbur, evakuime në mot të rëndë apo zona të paarritshme.
“Njëkohësisht, po mbjellim vlerat e humanizmit tek të rinjtë dhe fëmijët, sot pjesë e trajnimit ishte edhe një grup i vogël i tyre, ku më i vogli në lëshim ishte vetëm 8 vjeç. Shembull për ta dhe për të gjithë ne është 87 vjeçari z. Qerim Azizi, i cili vazhdon të jetë aktiv në trajnime dhe në aktivitete të shoqatës, duke reflektuar pozitivitet, gatishmëri dhe humanizëm”.
“Përgatitja profesionale mbetet çelësi për reagim të shpejtë, të sigurt dhe efektiv në shërbim të jetës”, thuhet në njoftim.
