Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shpallja e dy organizatave serbe, terroriste/ Vjen një parashikim jo i mirë për Listën Serbe – ja çfarë paralajmërohet!

Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut” u shpallën organizata terroriste të enjten e 29 qershorit, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

Qeveria e Kosovës del se nuk është konsultuar me partnerët ndërkombëtarë për shpalljen terroriste të organizatave “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”, ndonëse ministri i brendshëm, Xhelal Sveçla pohoi se paraprakisht e kanë bërë një gjë të tillë.

E në lidhje me këtë çështje në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Dedë Preqi.

Ai u shpreh se Qeveria e Kosovës pati mjaftueshëm dëshmi që të dy këto organizata të i shpallë terroriste.

Preqi fillon numërimin e elementeve që i përkasin terrorizmit.

 Image Dedë Preqi 

Çka është terrorizmi, i cili konsiston dhe kryen një krim të organizuar ndaj një grupi njerëzish, apo ndaj një shteti, që ka për qëllim goditjen e objekteve apo jetërat e njerëzve, përmes formave më brutale dhe kriminale, akte të cilat kanë në shënjestër edhe popullatën e pa fajshme dhe digasterët e rëndësishme të shtetit.

Qeveria e Kosovës, e shpalli organizatë terroriste «Brigadën e Veriut» dhe «Mbrojtja Civile» të cilat kanë dëshmi të mjaftueshme si të tilla terroriste, që me sjelljet e tyre të dhunshme dhe kriminale, kanë shkakëtuar me dhjetra raste të formave terroriste, duke sulmuar Institucionet e Kosovës, me armë zjarri dhe mjete shpërthyese, dhe ndaj autoriteteve policore të vendit, duke ua rrezikuar edhe jetën.

A nuk janë elemente që i përkasin terrorizmit, djegia e pikave kufitare në Jarinjë dhe Bërnjakë, të cilat i bënë shkrumb e hi në veri të Kosovës, në kufi me Serbinë, me çrast u rrezikohet edhe jeta e përsonave zyrtarë, dhe bëhët i pa mundur një kohë të gjatë qarkullimi i lirë i njerëzve dhe mallrave përmes këtyre vendkalimeve kufitare, duke i bllokuar të gjitha rrugët që qojnë në këtë drejtim, të shkakëtuar nga grupet dhe bandat terroriste serbe, të cilat në forma të organizuara dhe të kordinuara me këto organizata të cekura nën komandën dhe urdhërat e Vuçiqit dhe Beogradit”, u shpreh ai.

Analisti më tej, përmend edhe tragjedinë e Kullave Binjake në Nju York, e më pas edhe konferencën e Georg Bushit.

“Terrorizmi nuk duhet të kuptohet vetëm atëherë kur aktet e tilla i gjasojnë sikur të tragjedisë së Kullave Binjake në Njujork, në vitin 20011, të cilat e tronditën botën njerëzore me shkatërrimin e mijërave viktimave dhe dëmëve materiale, por terrorizëm quhet edhe çdo shkëndi zjarri e një organizate, që ka qëllime të keqia kundër njerëzimit dhe institucioneve të një vendi, apo qëllime për të shkakëtuar sa më shumë viktima dhe dëmtime materiale.

Në një konferencë mediale presidenti amerikan Georg Bush i dytë, terrorizmin e cilësoi si shumë të rrezikshëm që i tejkalon të gjitha përmasat e sigurisë njerëzore, jo vetëm përmes frikës dhe panikut, por në shenjë hakmarrje edhe asgjesimin e njerëzve në mënyrë të pa mëshirshme, edhe ai e quajti terrorizëm edhe gjuajtjen me gurë nga demostruesit në Palestinë, duke thënë se edhe ky akt i takon terrorizmit, por nuk mund ta quajmë terrorizëm nëse ai që kërkon të jetojë i lirë në tokën e vet dhe kërkon ta largojë okupatorin nga toka e vet, qoftë në Palestinë, Bosnje apo edhe në Kosovë”, shpjegon ai.

Ndër të tjera analisti shton që kemi dhjetëra e qindra raste deri në ditët e sotme të sulmeve të ndryshme të terroristave dhe kriminelëve serb ndaj policisë së Kosovës, gjegjësisht ndaj policisë zyrtare kufitare.

“A nuk është terrorizëm ku përveq pikave kufitare në Jarinjë dhe në Bërnjakë, që i bënë shkrum e hi këto dy pika kufitare nga bandat terroriste serbe, në vitin 2011, ku u qëllua për vdekje edhe polici Enver Zymberi, nga bandat terroriste dhe snajperiste serbe, dhe vrasësi nuk u zbulua deri me tani.

Kemi dhjetëra e qindra raste deri në ditët e sotme të sulmeve të ndryshme të terroristave dhe kriminelëve serb ndaj policisë së Kosovës, gjegjësisht ndaj policisë zyrtare kufitare, për të penguar lëvizjen e tyre nëpër pikat doganare në kufi me Serbinë, që të gjitha këto sulme kanë qenë të orkestruara dhe të dizajnuara nga këto organizata, që kanë adresën «Mbrojtja Civile» dhe «Brigada e Veriut”, potencon analisti.

Preqi shton që ndaj Serbisë edhe pse kanë pasur arsyje nuk janë ndërmarrë asnjëhere masa ndëshkuese.

Qeveria e Kosovës, dhe Institucionet e saj, këto elemente kriminale dhe forma të terrorit serb i kanë dënuar disa herë, duke ia adresuar edhe Beogradit, poashtu duke e alarmuar edhe bashkësinë ndërkombëtare dhe SHBA-të, të cilët në një mënyrë kanë shprehë keqardhjet e tyre, por ndaj Beogradit dhe Vuçiqit, pothuaj se asnjëherë nuk janë ndërmarrë masa ndëshkuese dhe qortuese, sepse sipas Beogradit, këto akte janë quajtur si trillime të qeverisë së Kosovës, dhe shpeshherë këto akte i kanë quajtur edhe të drejta të popullit serb.

Në fund të majit të këtij viti, në komunat veriore të Mitrovicës, në Zveçan, Leposaviq dhe Shterpcë, u plagosën rëndë me armë zjarri më shumë se 30 ushtar italian dhe hungarez të misionit të KFOR-it, të cilët i tërheqën zvarrë të përgjakur e të lënduar, dhe dhjetra polic e gazetar të lënduar të Kosovës, nga kriminelët dhe huliganët serb të organizuar në forma të protestave, por ishin aq të trajnuar, sa për të shkakëtuar episode të tilla terrori dhe dhune kundër Institucioneve dhe ligjeve të këtij shteti, në këtë rast edhe kundër misionit paqëruajtës ndërkombëtar në Kosovë”, shprehet ai.

Në fund, analisti përmend edhe aksionin e policisës së Kosovës në Zveçan të Mitrovicës duke shtuar se këto organizata të shpallura terroriste janë inicitiva të vonuara nga qeveria e Kosovës, sepse është deshtë më herët që të identifikohen dhe të shpallen të tilla.

“Në mes të qershorit të këtij viti policia e Kosovës, e parandaloi një aksion të rrezikshëm të terrorit serb në Zveçan të Mitrovicës, ku përmes një veture me plot armë të ndryshme dhe municion e ekspolziv me targa të Beogradit, qarkullonte përgjatë rrugëve të qytetit, i cili ishte pronë e ndërmarrjes shtetërore e hekurudhave të Serbisë, që do të kishte ndonjë destinacion të caktuar dhe të planifikuar për të shkaktuar ndonjë terrorizëm të mundshëm në Kosovë.

Ishte një arsenal i armëve të rënda dhe me eksploziv, që të gjitha ishin prodhim i Serbisë, me ç’rast kishte edhe jelekë me mbishkrime ruse e serbe, dhe kishin shenja identifikuese të organizatave të «Severna Brigada» dhe të asaj «Civilna Zashtita», dhe mjetët shpërthyese, siq ishin granatat e dorës ishin të njëjta me ato të përdorura në sulmin e 29 majit në Zveçan, kundër ushtarëve të KFOR-it.

Këto organizata të shpallura terroriste janë inicitiva të vonuara nga qeveria e Kosovës, sepse është deshtë më herët që të identifikohen dhe të shpallen të tilla, sepse të gjitha organizimet e krimeve dhe bandave në veri të Mitrovicës, adresa e tyre janë këto organizata në bashkëpunim me Listën serbe, e cila edhe kjo një ditë duhet të shpallet organizatë terroriste”, përfundoi analisti Preqi për “Bota sot”.