Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shpërndanin kokainë në lokalet e natës në Tiranë, arrestohen 5 persona

Pesë persona janë arrestuar nga policia e Tiranës me akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Në pranga u vunë shtetasit M. D, banues në Rrashbull, Durrës; E.S, banues në Shijak; E.N, banues në Durrës; B. L, banues në Durrës; L.G, banues në Shijak.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi D. B., 34 vjeç.

“Në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, në afërsi të fshatit Marikaj, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasit e lartpërmendur, dhe gjatë kontrollit të njërit prej automjeteve të tyre u gjet një pako me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, me peshë rreth 1 kg e 100 gr. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin siguronin lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë në Durrës, dhe më pas e shisnin atë kryesisht në lokale të natës në Tiranë”, bëri me dije policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan rreth 1 kg e 100 gr lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 3 automjete, 9 aparate celulare, 710 euro si dhe 149 000 lekë./euronews.al