Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shuhen shpresat për zgjedhje të reja në Kosovë/ Driton Tali ka një paralajmërim jo të mirë për opozitën!

Shkuarja në zgjedhje të reja po konsiderohet si “zgjidhja më e duhur” aktualisht nga opozita.

Zërat për mbarimin e parakohshëm të mandatit të Qeverisë Kurti ll kanë filluar të intensifikohen.

Fillimisht Aleanca për Ardhmërinë e Kosovën, ndërsa tani Partia Demokratike e Kosovës ka filluar “me dëshira” të tilla. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është shprehur i bindur se vendi do të shkojë në zgjedhje parlamentare në muajt e fundit të këtij viti.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur Driton Tali.

Ai u shpreh se kërkesa për zgjedhje të parakohshme është legjitime për opozitën, gjithashtu zgjedhjet e shpeshta iu kujtojnë Qeverisë që për qëndrimin e tyre vendos populli.

Kërkesa për zgjedhje të parakohshme është kërkesë legjitime e opozitës, këtu nuk shoh asgjë kontradiktore. Sepse synimi i secilës opozitë gjithandej është për të ardhur në pushtet.

Kështu vepron demokracia.

Biles në shoqëritë e brishta, sipas mendimit tim, zgjedhjet e shpeshta mbase janë edhe të “shëndetshme” sepse ju rikujtojnë politikanëve se “pronarë të shtetit” nuk janë ata por qytetari!

Pra i “kthejnë në tokë t’ bukës” siç thuhet”, u shpreh ai.

Tali shprehet skeptik për zgjedhje në këtë vit, pasi sipas tij kjo Qeveri është stabile ndërsa opozita e tanishme nuk është e mjaftueshme që ta rrëzojë Qeverinë.

“Jashtë kësaj, unë jam skeptik se do të kemi zgjedhje këtë vit, u morr vesh nëse në ndërkohë nuk kemi zhvillime të tilla që na çojnë në atë drejtim.

E them këtë sepse sa po shoh unë, Qeveria, me gjithë ato mangësi që mund t’i ketë, është stabile dhe nga ana tjetër opozita jo që nuk është e mjaftueshme për (nga numrat) ta detyruar Qeverinë por madje as nuk është e unifikuar.

Shihet një garë brenda llojit në atë se cila parti opozitare është “lidere”.

Prandaj them se kjo Qeveri do ta çoj mandatin e saj deri ne fund, nëse diçka në ndërkohë nuk ndodhë, dhe atë me theks të veçantë në gjeopolitikë qoftë edhe në atë rajonalen”, përfundoi Tali për “Bota sot”.