Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

‘Si të kisha fituar Kupën e Botës’… Djaloshi nga Kosova përlotet gjatë intervistës, debutoi me kombëtaren kuqezi (video)

Kosova është zemra e shqiptarisë, lojtarët “dardanë” janë zemra e kombëtares kuqezi. Nëse ka një përcaktim më të saktë që ekziston për realitetin shqiptar, të ndarë në disa shtete, në mbarë botën, është ajo që lidhet me ngjyrat kuqezi “Një komb, një kombëtare”.

Një krenari kombëtare, emërues i përbashkët i të gjitha “rrëkeve” futbollistike “made in Albania”. Nëse golin e jashtëzakonshëm të barazimit ndaj Republikës Çeke e shënoi një shqiptar i Tetovës si Bajrami, mbrëmë debutuan me fanellën kuqezi edhe dy djelmosha që vijnë nga Kosova jonë e zemrës: Daku dhe Muja.

Aq të forta ishin emocionet për të parin, që realizoi ëndrrën e gjithë jetës, të lunate për kombëtaren e të gjithë shqiptarëve, sa shpërtheu në lot para kamerave, teksa po intervistohet pas ndeshjes nga “Supersport”:

https://noa.al/newsImages/2023/09/dakuuuu.webm?_=2

“Jam pa fjalë, isha totalisht i emocionuar që arrita të debutoja me kombëtaren shqiptare. Për mua është një arritje shumë e madhe. Edhe për familjen time, sepse kemi luftuar deri në këtë moment (në këtë moment përlotet).

Për këtë arsye luftojmë, që ta bëjmë krenar popullin tonë. Një popull që ka ardhur me shumë sakrifica deri në këtë ditë. Kjo është më shumë se një Kupë Bote, kur sheh gjithë ata njerëz duke na përkrahur.

Rasti kur mund të shënonim golin e fitores nga fundi? Mendova ta shtyja topin te Nedimi (Bajrami). Por mendova se ishte ‘offside’ dhe vendosa të pasoja te Muja. Nuk deshi Zoti që të shënonim… Shpresoj që ndeshjet e ardhshme do të jemi më syhapur”.