Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Skandal i padëgjuar”, dalin detaje tmerruese për zhdukjen e gruas në Han të Elezit – si e mbajti tri ditë peng i afërmi i saj?

Një person është raportuar i zhdukur në Han të Elezit, që nga data 16 gusht.

Sipas raportit të Policisë, të publikuar më 18 gusht, për viktimën femër, nuk dihet asgjë prej ditës së mërkurë kur ajo thuhet të ketë dalë nga shtëpia.

“Ankuesi mashkull kosovar me datën 17.08.2023, ka raportuar se viktima femër kosovare – ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori dhe njësitet policore janë duke hetuar rastin”, është bërë e ditur në raportin e Policisë së Kosovës.

Por, detaje për rastin në fjalë, për gazetën “Bota sot”, ka dhënë një lexues nga ky qytet.

Ai ka thënë se gruaja e zhdukur është e martuar dhe se e njëjta, është mbajtur e mbyllur te shtëpia e B.V (emër i njohur për rekaksinë). Ai e ka treguar edhe lidhjen familjare mes viktimës dhe pengmarrësit.

Sipas lexuesit, burri e ka mbajtur peng këtë grua për tri ditë rresht, duke e quajtur këtë skandalin më të madh ndonjëherë në Han të Elezit.

“Ky është një skandal që s’ka ndodhë ndonjëherë në Han të Elezit.

Ajo ishte një grua e martuar dhe burri i saj e ka raportuar zhdukjen.

Kjo grua është mbajtur 3 ditë mbyllur nga B.V te shtëpia e vëllait të tij.

B.V është i martuar dhe ka fëmijë.

Gruaja e B.V këtë gruan, të cilën ky ai e ka mbajtur peng, e ka grua të djalit të vëllait, skandal i pa dëgjuar ndonjëherë”, ka thënë lexuesi./Botasot