Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Skandali i Gjicit/ Zbardhen 4 EMRAT e socialistëve që do të garojnë për bashkinë e Kukësit

Zbardhen 4 emrat e socialistëve që do të garojnë për bashkinë e Kukësit. Në garë do të jenë Granit Gjana, Ali Hallaçi, Astrit Dobrushi dhe Albert Halilaj.

Mësohet se zgjedhjet për kreun e ri të Bashkisë së Kukësit do të mbahen në fillim të muajit gusht.

Kryebashkiaku i dorëhequr i Kukësit Safet Gjici u vu nën hetim nga SPAK në 16 qershor, pas publikimit të video-skandalit ku ai shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e tij në Bashki.

Në videon e publikuar të skandalit seksual, Gjici u dëgjua teksa i premtoi një tender për vaksinimin e qenëve në Kukës, Alma K. vajzës me të cilën po kryebte marrëdhënie seksuale.