Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Skandaloze: Muzika serbe jehon në Shkodër, në hotelin e mbushur me turistë nga Kosova

As sivjet nuk mungojnë rastet kur muzika serbe dëgjohet në hotele e lokale në Shqipëri, sidomos në bregdet.

Në një restorant në Shkodër mysafirët janë pritur me këngë serbe, raporton një lexues.

Sipas tij, rreth gjysma e mysafirëve aty kanë qenë nga Kosova, por kjo gjë si duket nuk e ka penguar stafin e lokalit që të lëshojë muzikë serbe.

Këngët në gjuhën serbe janë dëgjuar në plazhet e Shqipërisë edhe në të kaluarën.

Zakonisht publikohen video ku pushuesit nga Serbia argëtohen me muzikën e tyre në Shqipëri.

Këto video ngjallin reagime të shumta në rrjete sociale dhe nuk pëlqehen nga kosovarët të cilët i kalojnë pushimet në Shqipëri.

Videon mund ta shihni duke klikuar KETU