Lajme

“S’kemi kohë për lojë ping-pongu”, protestuesit kërkojnë votimin e ligjit për Specialen

Qytetarë të mbledhur jashtë Kuvendit të Kosovës po kërkojnë nga deputetët që të votojnë në lexim të dytë Projektligjin për Dhomat e Specializuara.

Disa protestues kanë hedhur mjete, ndërsa në protestë janë dëgjuar edhe sirena.

Një protestues, në një deklaratë për Klan Kosova, tha se nuk ka kohë për atë që e cilësoi si lojë “ping-pongu”.

 “Po bëjmë lojë ping-pongu, s’kemi kohë për lojë ping-pongu”, ka deklaruar ai.

Ndërkohë, në Kuvend është miratuar në lexim të parë Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, ndërsa protestuesit po kërkojnë që ai të votohet edhe në lexim të dytë.

Të Ngjashme