Ads: Abonohu në Digitalb OTT 

Lajme

Sonte protestë në Deçan për Donjeta Pajazitajn

Shoqëria civile sonte në Deçan do të mbajë një protestë simbolike në lidhje me, siç është thënë, zbardhjen e rastit të Donjeta Pajazitajt.

“Shoqëria civile në Deçan organizon protestë me simbolikën e ndezjes së qirinjve në ndërgjegjësimin e institucioneve për zbardhjen e rastit të Donjeta Pajazitaj”, bëhet e ditur në faqen “Deçani” në Facebook.

Protesta do të mbahet sot në qendër të qytetit, nga ora 20:00.
Pajazita është vrarë në vitin 2015 teksa ishte duke shkuar në punë.

I dyshuar për vrasjen e saj ka qenë kushëriri i saj i afër, Naser Pajazita, i cili fillimisht ishte dënuar për vrasje, mirëpo më pas ishte liruar nga aktakuza


Related posts
Lajme

Këta janë të dyshuarit për vrasjen e 14-vjeçares maqedonase

Lajme

Policia po e ruan argjendarinë, pronari i së cilës u arrestua lidhur me grabitjen në Suharekë

Lajme

Persona të panjohur e sulmojnë fizikisht dhe ia vjedhin telefonin e kuletën

Lajme

Maqedoni e Veriut, gjendet e vdekur 14-vjeçarja e zhdukur që nga e hëna