Lajme

​Sonte sërish protestë, “Liria ka emër”: Mos mungo, të jemi shumë, të jemi bashkë

Sërish protestohet në Prishtinë kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj drejtuesve të UÇK-së.

“Sonte në 21:00, dalim në shesh për ata që luftuan për ne. Për lirinë që na e lanë.

Për çlirimtarët që sot kanë nevojë për zërin tonë”, shkruan në një postim në Facebook, platforma “Liria ka Emër”.

“Liria ka Emër” i ftoi qytetarët që t’i bashkohen protestës së sontme:

“Mos mungo. Të jemi shumë. Të jemi bashkë”.

Të Ngjashme