Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Sot mot i ngrohtë e me intervale të gjata me diell

Mot shumë i ngrohtë dhe me intervale më të gjata me diell po parashihet për ditën e premtë në vendin tonë.

Orëve të mëngjesit nëpër ultësira mund të ketë kushte edhe për mjegull, apo vransira të ulëta.

Vonë pasdite dhe në mbrëmje, paraqiten kushte për zhvillim të ndonjë rrebeshi me bubullimë. Temperaturat minimale 13C e 15C, e ato maksimale shkojnë deri në 25C e 27C, lokalisht edhe në 28C e 29.C, njofton Prishtina Weather.

Për fundjavë pritet mot më i lagësht kryesisht me vranësira dhe kohëpaskohe me rrebeshe shiu, të shoqëruara edhe me bubullima orëve të pasdites. Mundësitë për të reshura mbeten edhe ditën e hënë.

Temperaturat me tendencë të rënies edhe deri në 20C në fillim të javës vijuese.