![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/06/sot-ne-parlamentin-evropian-diskutohet-per-shqiptaret-e-lugines-se-presheves_6486a70ab5b04.jpeg?resize=850%2C479&ssl=1)
Çështja e shqiptarëve në Luginën e Preshevës do të ngritet sot edhe në Parlamentin Evropian, njoftoi këshilltarja e kryeministrit Albin Kurti, Ardita Sinani, e cila gjithashtu kishte qenë edhe Kryetare e Komunës së Preshevës.
Postimi i plotë:
“Pas ngritjes së problematikës së shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Kongresin e Senatin Amerikan dhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, adresa jonë e radhës do të jetë Parlamenti Evropian”.
“Së bashku me anëtarët tjerë të delegacionit nga Lugina e Preshevës, do të jem në vizitë 3 ditore në Bruksel për të ngritur problematikën e shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit në Parlamentin Evropian dhe Këshillin e Evropës”.