Sot me fillim nga ora 16:00, në Qendren e Numërimit dhe Rezultateve, pritet të nis numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike.
Kështu bëri të ditur zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi.
Elezi kujtoi se votimi fizik jashtë Kosovës është zhvilluar më 6 qershor në 30 përfaqësi diplomatike.
Ai ka bërë të ditur se nga 27 mijë e 724 votues të regjistruar kanë votuar rreth 81 për qind e tyre, apo 22 mijë e 414 votues.
Në QNR është duke vazhduar procesi i vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime nga votimi me postë jashtë Kosovës.
Sipas KQZ-së, nga 23 kuti postare janë tërhequr mbi 85 mijë e 700 pako të supozuara me fletëvotime, të cilat po i nënshtrohen verifikimit.
