Lajme

Sot shpallet aktgjykimi ndaj të akuzuarës për spiunazh, Jelena Gjukanoviq

Në Gjykatë Themelore të Prishtinës do të shpallet aktgjykimi ndaj ish-punëtores së OSBE-së Jelena Gjukanoviq, e cila akuzohet për veprën penale të spiunazhit.

Në fjalën përfundimtare, Prokuroria ka kërkuar dënim prej 25 vjetësh në këtë rast që konsiderohet si një ndër më të rëndësishmit në fushën e sigurisë që është trajtuar në Kosovë.

Seanca për shpalljen e aktgjykimit ndaj Gjukanoviqit pritet të filloi në orën 13:15.

Jelena Gjukanoviq është përballur me një proces gjyqësor në Kosovë, e akuzuar për spiunazh në favor të shërbimit sekret serb (BIA).

Prokuroria ka kërkuar dënim maksimal deri në 25 vjet burg, ndërsa mbrojtja ka kërkuar lirimin e saj duke e konsideruar të pafajshme

 

Të Ngjashme