94 punonjës të rinj kërkon SPAK për vitin e ardhshëm, për shkak të rritjes së punës.
Gjatë seancës në komisionin “Xhafaj”, përfaqësuesi i SPAK bëri me dije se 40 hetues duhen për Byronë e Hetimit, 50 OPGJ dhe 4 hetues financiar.
SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit
“Parashikohet të rekrutohen 40 hetues për byronë e hetimit, 50 oficerë të policsë gjyqësore, dhe 4 hetues financierë. Gjithësej në lidhje me hetimin duhen 94 punonjës të rinj. Rekrutimi i tyre zgjat. Që në momentin që hapen procedurat, ka pasur shumë kërkesa që fillojnë verifikohen. Vetëm verifikimi i dokumenteve është në një afat të pacaktuar. Sepse njerëzit bëjnë edhe aplikime kot, për të parë se si punohet në dyert e SPAK. Pas verifikimit, nisin testime, verifikimi i pasurisë, figurës dhe në fund vendoset. Nuk përcaktohen dot afate kohore. Me administratën janë 25 kërkesa për punonjës shtesë”.
