Aktuale

Stuhi të forta dhe reshje intensive, meteorologët paralajmërojn fundjavë të trazuar në Ballkan

Ballkani dhe rajoni i Mesdheut pritet të përfshihet nga një valë e fortë të ftohti këtë fundjavë. Meteorologët parashikojnë mot të paqëndrueshëm me stuhi të forta, reshje intensive dhe ulje të temperaturave.

Sipas analizës së publikuar nga Severe ëeather Europe, një sistem i fuqishëm atmosferik me ajër shumë më të ftohtë se normalja është zhvendosurdrejt jugut të kontinentit, duke u përplasur me masat e ngrohta dhe të lagështa mbi Mesdhe. Ky kombinim po krijon kushte për disa ditë me mot ekstrem në Itali, përgjatë Adriatikut dhe në Ballkanin Perëndimor.

Meteorologët paralajmërojnë zhvillim stuhish të organizuara dhe superqelizash, të shoqëruara me breshër të fortë, erëra intensive dhe përmbytje lokale, sidomos në zonat bregdetare dhe rajonet malore.

Sipas parashikimeve, reshjet më intensive pritet të regjistrohen përgjatë vargmaleve të Apenineve dhe Alpeve Dinarike, ku në disa zona sasia e shiut mund të kalojë 100 deri në 150 milimetra brenda pak ditësh.

Ndërkohë, temperaturat kanë rënë ndjeshëm nën normalen e muajit maj në disa pjesë të Europës, me vlera deri në 10–14 gradë më të ulëta se mesatarja sezonale. Në disa rajone malore priten edhe reshje dëbore, ndërsa në Alpe parashikohen deri në 50 centimetra borë të re.

Meteorologët presin që moti i paqëndrueshëm të vijojë deri në fundjavë, ndërsa nga java e ardhshme pritet gradualisht stabilizim i kushteve atmosferike dhe rikthim i temperaturave më të larta në Europë.

Të Ngjashme