Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Stuhia “Ciaran” godet vendin/ Bie suvaja nga pallati, dëmtohen disa makina

Stuhia “Ciaran” që ditët e fundit goditi disa shtete, ditën e sotme ka përfshirë edhe Shqipërinë.

Në Tirana shiu i dendur dhe era e fortë shkaktoi probleme në disa zona, ndërsa më e prekura është ajo te “Pallati me Shigjeta’.

Përvesh problemeve me përmbytjen e rrugëve dhe disa bizneseve dhe godinave në katet e para, është shkëputur dhe një pjesë suvaje nga një pallat.

Si pasojë, janë dëmtuar 6 automjete të parkuara pranë.

Për fat të mirë nuk raportohet për njerëz të lënduar.