Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes janë në gjendje gatishmërie dhe po reagojnë me shpejtësi pas reshjeve të dendura dhe stuhisë që ka përfshirë Kosovën.
Sipas ministrisë, në hyrje të Shtërpcës, në rrugën rajonale R115, si pasojë e erërave të forta janë rrëzuar drunj, të cilët kanë shkaktuar dëme edhe në disa automjete.
Ekipet e mirëmbajtjes kanë intervenuar menjëherë në terren për largimin e drunjve dhe pastrimin e rrugës.
Ministria bën të ditur se, pas ndërhyrjes, rruga është liruar dhe aktualisht është e qarkullueshme për të gjitha automjetet.
Postim i plotë:
NJOFTIM
Pas reshjeve të dendura dhe stuhisë që ka përfshirë vendin tonë, ekipet e mirëmbajtjes janë në gjendje gatishmërie dhe po reagojnë me shpejtësi e përgjegjësi.
Edhe në hyrje të Shtërpcës (R115), si pasojë e stuhisë, janë rrëzuar drunj, duke shkaktuar dëme edhe në disa automjete. Ekipet tona të mirëmbajtjes kanë intervenuar menjëherë për largimin e drunjve dhe pastrimin e rrugës.
Pas ndërhyrjes së ekipeve në terren, rruga është liruar dhe aktualisht është e qarkullueshme.
Po qëndrojmë vigjilentë dhe po bashkëpunojmë me të gjitha institucionet përgjegjëse për menaxhimin sa më të mirë të situatave me të cilat po përballemi.
U bëjmë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar dhe, gjatë paralajmërimeve për reshje të dendura apo stuhi, të shmangin qarkullimin e panevojshëm në rrugë dhe të përshtatin vozitjen me kushtet atmosferike
