Lajme

Sulmet detare të SHBA-së në Amerikën lënë të vrarë 188 persona që nga shtatori

Fushata e administratës Trump për të hedhur në erë anije të dyshuara për trafik droge në ujërat e Amerikës Latine ka vazhduar që nga fillimi i shtatorit ,ku që atëherë numri i të vdekurve nga sulmet ka arritur në 188 persona.

Pavarësisht luftës në Iran , sulmet janë shtuar përsëri në javët e fundit për të ndaluar atë që administrata e quan “narkoterrorizëm” në Hemisferën Perëndimore.

Ushtria amerikane nuk ka ofruar prova se ndonjë nga anijet transportonte drogë.

Në sulmin e fundit të hënën, Komanda Jugore e SHBA-së përsëriti deklaratat e mëparshme duke thënë se kishte vënë në shënjestër trafikantët e dyshuar të drogës përgjatë rrugëve të njohura të kontrabandës.

Ajo postoi një video në X që tregonte një varkë që lëvizte përgjatë ujit përpara se një shpërthim masiv ta përfshinte anijen në flakë.

Të Ngjashme