Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Sulmohet kafeneja ‘Gusto’ në qendër të Mitrovicës

Mëngjesi i sotëm e gjeti kafenenë ‘Gusto’ në sheshin kryesor të Mitrovicës në gjendje jo të gatshme për të filluar punën si çdo ditë tjetër. Kjo për shkak se në orët e hershme të së premtes, lokali ishte cak i një sulmi të rrezikshëm.

Siç raporton ‘Mitropol’, dikush dyshohet se hodhi granatë dore drejt lokalit, teksa sipas pamjeve të publikuara vërehet se atje janë shkaktuar dëme të mëdha në inventar
.E po ashtu dëme kanë pësuar edhe dy lokalet në afërsi të ‘Gusto’.

Sinjali ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacione, mirëpo të njëjtit ende nuk kanë kthyer përgjigje./GS/M