Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Sulmoi familjen në gjendje të dehur, arrestohet “Baba Sheh” në Gjakovë

Shehu i fshatit Bec të Dushkajës në Gjakovë, Ismet Murtezai, është arrestuar të dielën në mbrëmje për shkak të dyshimit se ka ushtruar dhunë ndaj nënës dhe gruan tij.

I njëjti nën ndikimin e alkoolit ka përdorur dhunë ndaj familjarëve të tij.

‘Baba Sheh’ 28-vjeçar, e ka sulmuar fizikisht nënën e tij, 56-vjeçare, duke e goditur dhe për pasojë i ka shkaktuar lëndime trupore.

Pas sulmit ndaj nënës, raportohet se ka ndërhyrë motra e tij, që t’i dalë në ndihmë nënës, ku si pasojë është përdorur dhunë edhe ndaj saj.

Ky rast është denoncuar menjëherë në Polici, ku pas denoncimit Shehu i Becit është arrestuar nën dyshimin për dhunë në familje.

Prokurori i Shtetit ka urdhëruar caktimin e masës së ndalimit policor dhe inicimin e rastit ndaj tij për veprën penale “Dhunë në familje”.