Lifestyle

Surpriza, sfida dhe ndjenja! Nis nata e 7-të e Ferma VIP 3 në Vizion Plus

Ka startuar nata e shtatë e spektaklit më të ndjekur në Shqipëri, “Ferma VIP 3”. Një show i cili është tashmë në shtëpinë e çdo shqiptari.

Nën drejtimin e Vita Production dhe producentes Holta Dulaku, vjen çdo të hënë dhe të premte në orën 21:00 LIVE në ekranin e televizionit kombëtar Vizion Plus, si dhe 24/7 në dy kanale të dedikuara.

Mbrëmjen e sotme, nën moderimin e Arbana Osmanit dhe tre opinionistëve Armina Mevlani, Ermal Mamaqi dhe Einxhel Shkira, vijnë të tjera surpriza, sfida dhe debate.

Tema e diskutimit, rrëfime, por edhe ballafaqime mes fermerëve pritet ta bëjnë mbrëmjen e sotme edhe më magjike.

Ndërkohë, dashuri të reja kanë lindur në fermë, ndjenjat nuk mund të mbahen më të fshehura.

Pa harruar televotimin dhe sfidat. Prandaj mos u largoni, qëndroni tani LIVEVizion Plus dhe për të gjithë ju që nuk keni mundësi ta ndiqni përmes TV, mund ta ndiqni në linkun tonë të YouTube.

Të Ngjashme