Aktuale

Surprizat e motit 15 ditëshin e parë të Gushtit! Meteorologu tregon çfarë na pret këtë javë

Meteorologu Hakil Osmani u shpreh se kjo fundjavë dhe vijimi i javës së ardhshme do të mbetet me temperatura të larta.

Sipas meteorologut, temperaturat do të arrijnë deri në 41 gradë Celsius, ndërsa një pjesë e territorit do të jetë me mot të qëndrueshëm dhe shpeshherë me vranësira në zona të izoluara.

“Kjo e shtunë mbetet me temperatura të larta, pasi territori ynë mbetet nën ndikimin e valëve të të nxehtit. Me 41°C mbetet qarku i Elbasanit dhe Beratit, ndërsa Shkodra dhe Gjirokastra me 40°C. Zona që është më e freskët është juglindja.

NEWS  62-vjeçari qëlloi “pa iu dridhur qerpiku” bashkëshorten për xhelozi, PAMJE dhe DETAJE të reja nga kr’mi mak’abër brenda familjes në ShkodërEdhe dita e nesërme do të ketë temperatura 40-41°C në qytetet e zonës së ulët. Ajo çfarë ndryshon është orët e para të mëngjesit, të cilat do të jenë 18°C. 24-orëshi i ditës së nesërme do të jetë i nxehtë. Pjesërisht në zonat lindore do të kemi herë pas here momente të pakta shiu.

Ndërkohë, java që vjen pritet të mbetet me temperatura të larta, të cilat do të luhaten nga vlerat 39 deri në vlerën 41°C. Pjesa më e madhe e territorit do të jetë me mot të qëndrueshëm. Ndërkohë, në zona të izoluara pritet të kemi reshje shiu. Temperaturat do të jenë të larta në orët e mesditës. Do të jetë një gusht me temperatura shumë më të larta se normalet”, u shpreh Osmani.

NEWS  Zbardhet atentati në Lezhë, policia identifikon autorët; shpallen në kërkim 4 persona (EMRAT)

Të Ngjashme