Lajme

Sveçla refuzon dorëheqjen pas vrasjes së Arlindës: Jam me protestuesit, e kuptoj mllefin e tyre

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka folur për kërkesat për dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt, duke thënë se nuk beson se largimi i tij nga detyra do të kontribuonte në fuqizimin e grave dhe në avancimin e të drejtave të tyre.

Sveçla ka kujtuar se para dhjetë vjetësh kishte dhënë dorëheqje nga një pozitë, edhe pse, sipas tij, nuk kishte pasur përgjegjësi për rastin e atëhershëm.

“Para 10 vitesh kam dhënë dorëheqje nga pozita, pa pasur kurrfarë përgjegjësie për rastin e atëhershëm, duke menduar se dorëheqja ime do të kontribuonte në përmirësimin e praktikave në atë fushë”, ka deklaruar Sveçla, transmeton “Bota sot”.

Megjithatë, ai ka thënë se këtë herë nuk mendon se dorëheqja do të sillte ndryshimin e dëshiruar.

“Tash unë nuk mendoj se dorëheqja jonë do të kontribuonte në fuqizimin e gruas, në të drejtat e saj, sepse ne jemi të angazhuar 100 për qind në atë pikë”, është shprehur ministri.

Sveçla ka deklaruar gjithashtu se i mbështet protestuesit dhe se e kupton zemërimin e tyre pas rastit të rëndë.

“Jam me protestuesit, e kuptoj indinjatën dhe mllefin e protestuesve”, ka thënë ai.

Të Ngjashme