Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Sveçla: S’e kam parë draft-propozimin e Ramës, gabim anulimi i mbledhjes së qeverive

 
   

Ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Sveçla ka dhënë një intervist për Euronews Albania pas lirimit të policëve të Kosovës nga burgu në Serbi.

Ai theksoi se nuk e ka parë drft-propozimin e kreut të qeverisë Edi Rama për asociacionin ndërsa shtoi se prisnin që Shqipëria përpara se të bëjë drafte për Kosovën, fillimisht të dakordësohet me zyrtarët e këtij shteti.

Më tej ai nënvizoi se është zhgënjyer që u anulua mbledhja e dy qeverive.

Roli i Shqipërisë në shoqërinë e Kosovës është i jashtëzakonshëm. Ne jemi një komb dhe Shqipëria e ka detyrë kushtetuese të interesohet për bashkombësit e vet kudo janë. Përsa i takon asaj iniciative, ne jemi të qartë se çfarëdo iniciative të merret të jetë në dakordësi me përfaqësuesit legjitim të Republikës sëKosovës. Ne presim ndihmë nga Shqipëria por kjo duhet të bëhet në dakordësi me institucionet e Kosovës. Unë nuk e kam parë këtë draft, jam i angazhuar në situatën aktuale të shkaktuar nga Serbia. Jam zhgënjyer që mbledhja mes qeverive nuk u zhvillua. Në mbledhje do të diskutonim për marrëveshje paraprake që janë të rëndësishme për të dy vendet. Arsyet pse u anulua kjo marrëveshje duhet të sqarohen por mendoj që ka qenë gabim anulimi i saj”- tha ai.