Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Tahiri i AAK-së kërkon shkarkimin e ministres Hajdari

 
   

Pas arrestimit të zyrtarëve të MINT-it lidhur me aferen e vajit, ka reaguar deputeti i AAK-së Besnik Tahiri, i cili ka kërkuar shkarkimin e ministres së Tregtisë Rozeta Hajdarit.

“Arrestimet e sotme vijnë si rezultat i punës së mediave dhe policisë së Kosovës.

Andaj, në funksion të mundësimit të një hetimi të plotë dhe ku Qeveria nuk shihet si pengesë, po sot do të duhej të kishim shkarkim të ministres, Hajdari.

Fundja, i gjithë ky rast i abuzimit me mjete shtetërore dhe me ligjin, asocohet me emrin dhe nënshkrimin e saj, përderisa sekseri për këtë skandal korruptiv u lidh drejtpërdrejt me emrin e kryeministrit Kurtit”, ka shkruar Tahiri në Facebook.