Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Tahiri: Kurti është në udhëkryq, nuk po e di çfarë të bëjë

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë – Serbi, Edita Tahiri ka deklaruar se kryeministri i vendit, Albin Kurti ka mbetur në një udhëkryq sa i përket çështjes së dialogut.

Madje sipas Tahirit, tashmë Kurti nuk po dinë çfarë të bëjë me këtë situatë dhe e ka gjetë frontin e kritikave, por që sipas Tahirit, me kritika nuk zgjidhet situate.

“Kurti edhe e pranoi, nuk e pranoi para opinionit se militantët duhej t’i qetësonte dhe në anën tjetër shkoi dhe ju dha edhe njëfarë vetmenaxhimi që askush nuk e dinë çfarë është, por është një lloj autonomie për serbët. Pra tash është në një udhëkryq nuk po dinë çka me bë, e ka gjetë frontin e kritikave, mirëpo me kritika nuk zgjidhen çështjet”, tha Tahiri.

Tutje Tahiri tha se Kosovës dhe Serbisë iu rrezikohet integrimi evropian nëse nuk e zbatojnë marrëveshjen e Ohrit dhe atë bazike.

“E lexova deklaratën e Borrellit ai është mjaftë serioz në vërejtjet, ai nuk i thotë vetëm Kosovës por edhe Serbisë që  të dyja shteteve ju rrezikohet integrimi evropian nëse nuk zbatohet marrëveshja e Ohrit, pra zbatuese por edhe marrëveshja e bazike që u arrit në shkurt. Ka ardhur koha e zbatimeve dhe për këtë Qeveria duhet të jetë në nivel të përgjegjësive, prandaj duhet një unitet politik edhe kombëtarë në Kosovë që ti bëjmë ballë kësaj sfide”, shtoi Tahiri.