![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/06/tahiri-kurti-po-e-fute-kosoven-ne-nje-rruge-qorre-se-ka-informuar-as-presidenten-per-veprimet-ne-veri_647e05e8a9091.png?resize=850%2C526&ssl=1)
Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri thotë se duhet thënë e vërteta për veriun dhe se kryetarët atje “duhet ta kenë njëfarë legjitimiteti”.
Tahiri tha në Frontal se kryeministri Albin Kurti po e futë Kosovën “në një rrugë qorre”.
“Është duke e futë Kosovën në një rrugë qorre që ka me na sjellë shumë probleme”, tha ai.
Sipas tij, shefi i Qeveri, për veprimet në veri nuk e ka informuar as presidenten Vjosa Osmani.
“Presidentja nuk ka qenë e informuar për këtë veprim”, tha Tahiri, ndërsa sipas tij, “në terr informativ” janë edhe deputetët.