Ads: Abonohu në Digitalb OTT 

Lajme

Tahiri për Ramën: Është i afërt me Serbinë, ia ka humbur Shqipërisë kredibilitetin në Kosovë

 
   

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka komentuar propozimin e draft-statutit për Asociacionin të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Tahiri tha se në negociata, praktikohet që ndonjë palë e tretë dëshiron të japë shërbime të mira, por sipas saj, në ato raste, pala e tretë duhet të jetë e paanshme.

“Në rastin e Ramës, mendoj se ka menduar në bazën e kësaj linje të ndihmojë procesin. Në këtë situatë, Rama është i anshëm, i afërt me Serbinë, me Vuçiqin”, është shprehur Tahiri.

Tutje, ajo tha se në Kosovë, Rama s’ka kredibilitet, pasi siç tha, ka hyrë në “lojën e ndarjes së veriut me Vuçiqin”.

“U bë pjesë e Ballkanit të Hapur. Pra Rama në Kosovë ia ka humbur Shqipërisë kredibilitetin, ka bërë dështime historike”, tha Tahiri

 
 
 
 
 

Related posts
Lajme

Kimete Berisha: I vdekuri duhet të lihet i qetë, së paku 40-të ditë

Lajme

Gashi për Radoiçiqin: Mund të arrestohet në Serbi dhe përmes Interpolit të transferohet në Kosovë

Lajme

Kimete Berisha: I vdekur duhet të lihet i qetë, së paku 40-të ditë

Lajme

“Edhe e pranuat Asociacionin edhe na prishët me amerikanët” – Kërquki gozhdon Mujën e VV’së