Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Tali: Rasti i Manastirit të Banjskës, argument më shumë që nga “Kisha Ortodokse Serbe në Kosmet” në Kisha Ortodokse e Kosovës

 
   

Analisti Driton Tali ka thënë se rasti që ndodhi në Manastrin e Banjskës, është një agrumet të këto manastri të riemërohen Kisha Ortodokse e Kosovës.

Sipas tij, historia e tyre është e errët, sepse janë përdorur për grumbullim të municioneve dhe dhe për plane luftarake, si në Mal të Zi ashtu edhe në Bosnje dhe Kosovë.

Shkrimi i plotë në Facebook:

Rasti i Manastirit të Banjskës edhe një argument më shumë që kishat ortodokse në Kosovë të riemrohen nga “Kisha Ortodokse Serbe në Kosmet” në Kisha Ortodokse e Kosovës.

Nëse vazhdohet kështu, disa priftërinjëve ortodoksë do të ju mundësohet që, nën influencën e disa politikanëve hegjemonistë të Serbisë, edhe më tutje të abuzojnë, ashtu sikurse në Bansjkë, apo siç jem dëshmitarë edhe në disa kisha tjera ortodokse.

Duhet mirëfilli se Kisha Ortodokse e Serbisë ka qenë problematike historkisht gjithandej, si bie fjala para tri viteve në Mal të Zi, u gjetën një sasi e madhe e municionit mbrenda mureve, i cili, sipas ekspertëve malazezë, ishte blerë për qëllim të organizimit të kryengritjes.

Këso raste pati edhe më vonë në Mal të Zi (si bie fjala në Manastirin e Cetinjes) ashtu sikurse që pati në Bosnje raste të shumta, si gjatë luftës e njëashtu edhe pas luftës.

Më tregonte babau im i ndjeri për Masakrën e Gjilanit (nëntor 1944-shkurt 1945), ku u masakruan rreth 8000 civilë, si dëshmitar okular që ishte, se si “partizanët përpara se të futeshin në qytet për t’i masakruar civilët, në Kishën e qytetit (Varoshit), prifti serb (apo “popi” siç i referohej ai) i bekonte dhe kryqëzonte ata, pastaj ata të insirpuar nga prifti ju futeshin masakrave.

Pra edhe partizanët serbë, të cilët nga definicioni do të duhet të ishin të paktën jo fetarë (në mos jo ateistë – si komunistë që ishin) bekoheshin dhe kryqëzoheshin te “popi” për t’u motivuar për masakra.

Prandaj, për t’i eleminuar këto ngjarje në të ardhmen, dhe për më tepër për t’i ndihmuar komunitetit fetar ortodoks të Kosovës që të integrohet sa më lehtë, unë besoj se shndrrimi i tempullit ortodoks në Kishë Ortodokse të Kosovës e ndihmon shumë procesin.

Edhe aspekti “kanunor” e mundëson këtë veprim sepse Autoqefalia e Kishës Ortodokse lidhet me Shtetin.

E kam parasysh se Serbia do të kundershtojë, për faktin se politikanëve hegjemonistë do t’iu merret një armë shumë e fuqishëm nga dora për destabilizimin e Kosovës, zatën e kemi eksperiencën e Fan Niolit (peripetive gjatë ndarjes nga Kisha Ortodokse e Greqisë) me Autoqefalinë e Kishës Ortodokse të Shqipërisë ashtu sikurse që i kemi tashti të freskëta peripetitë e Kishës Ortodokse Malazeze për marrjen e Autoqefakisë.