Lajme

​61 mijë euro Komisionit për Arlinda Zekajn miratohen në përfundim të seancës

Një buxhet prej 61 mijë eurosh jepen për Komisionin që do të merret me hetimin e rrethanave të vrasjes së Arlinda Zekajt.

Me miratimin e këtij buxheti përfundoi seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës.

Komisioni pritet të ketë një rol në shqyrtimin dhe trajtimin e rrethanave që lidhen me këtë rast.

Arlinda Zekaj është vrarë më 25 tetor dhe si i dyshuar për vrasje është ish-kunati i saj, Albert Sylaj.

Ndërkaq, ish-bashkëshorti i saj, Jeton Sylaj, pak orë para vrasjes është ndaluar nga organet e rendit, pasi Zekaj e kishte denoncuar për mosrespektim të urdhrit mbrojtës.

Të Ngjashme