Reali i Madridit është padyshim një nga klubet më të mëdha në botë për emocionet që i dhuron tifozëve në stadium por edhe jashtë tij.
Së fundmi, një vajzë vendosi të surprizonte gjyshin e saj 85-vjeçar duke e çuar për herë të parë në “Santiago Bernabeu” për të parë duelin midis Realit dhe Getafes, me “galaktikët” që fituan 2-1 fal një goli të shënuar nga Belingham në minutat e fundit.
85-vjeçari nuk i mbajti dot lotët duke i thënë mbesës së saj: “Për mua dhe po e them nga thellësia e zemrës, nëse vdes sot, atëherë do të vdes si një burrë i lumtur”.
Ai gjithashtu u ngrit në këmbë për të kënduar himnin e “galaktikëve” dhe gjithashtu duke shpërthyer në festë pas golit që Belingham shënoi në fund.