Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Të shtëna armësh në Novi Pazar të Serbisë, dy të plagosur – detajet dhe pamjet nga vendi i ngjarjes

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur mbrëmjen e së dielës në Novi Pazar dhe sipas informacioneve jozyrtare thuhet se dy persona kanë mbetur të plagosur.

Ndërkohë, siç raportojnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, policia ka identifikuar të dyshuarin dhe është në kërkim të tij.

“Burrat janë qëlluar me plumb në këmbë. Po vijon hetimi policor. Të plagosurit janë transportuar në spitalin e këtij qyteti dhe nuk janë në rrezik për jetën”, ka thënë një burim pranë hetimeve.

Ndërkohë, një dëshmitar ka thënë se gjithçka “ndodhi në pak sekonda”.

“Në momentin e të shtënave, binte shi dhe për shkak të kësaj nuk kishte shumë njerëz në rrugë”, citohet të ketë thënë dëshmitari.