Lajme

Të shtëna me armë në një aheng familjar në Kaçanik, dy të arrestuar

Dy persona janë arrestuar në Kaçanik, pasi dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar në fshatin Begracë.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e 23 gushtit, rreth orës 22:30, kur Policia pranoi informatën për të shtëna me armë në rrugën “Rexhep Luzha”.

Njësitet policore, në bashkëpunim me Njësinë e Reagimit të Shpejtë nga Ferizaj, kanë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar, J.S., 62-vjeçar, dhe B.Z., 33-vjeçar.

Gjatë kontrollit, policia ka konfiskuar dy pistoleta, 65 fishekë dhe 15 gëzhoja.

Të dyshuarit janë intervistuar në stacionin policor, ndërsa me urdhër të prokurorit janë iniciuar rastet për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Me vendim të prokurorit, dy të arrestuarit janë dërguar në ndalim për 48 orë.

Të Ngjashme