Aktuale

Të shtëna me armë zjarri në vend, dyshohet për një person të plagosur

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Sopot, në njësinë administrative Zerqan, në Bashkinë e Bulqizës.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se nga të shtënat ka mbetur i plagosur një person, raporton korrespondenti i Top Channel Dëfrim Karaj.

Policia është nisur drejt vendngjarjes, ndërsa ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.

Pritet një njoftim zyrtar nga autoritetet për më shumë detaje./Top Channel

Të Ngjashme