Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

‘Teksa po kërkonim heroinën nëpër ferra, nxora pistoletën dhe e qëllova pas koke’! Artan Tafani tregon si e vrau Alban Semakun

Tafani dëshmon se ka qenë vetë prezent në vrasjen e Alban Semakut i njohur edhe si Elton Mermali, të cilin para ekzekutimit e kanë drejtuar tek disa ferra, duke e gënjyer se aty ndodhej heroina.

TIRANË- I penduari i drejtësisë, 39-vjecari Artan Tafani,i clili me deklarimet e tij çoi policinë në zbardhjen e 18 ngjarjeve kriminale dhe lëshimin e 16 urdhërarresteve, është marrë serish një pyetje nga hetuesit. Tafani së fundmi pretendon se Haxhiu është porositës i 6 vrasjeve, 2 nga të cilat në Greqi. Ndër ekzekutimet e rrëfyera, ku vetë Artan Tafani ka marrë pjesë është dhe ajo e Alban Semakut ndodhur në Tetor të 2021 në Peqin.

Tv Klan ka siguruar një pjesë të dëshmisë së 39-vjeçarit, ku ai tregon se si u krye vrasja e Semakut i njohur edhe si Elton Mermali.

Pjesë nga dëshmia:

Mermalin e njihja herët dhe ai ishte përdorues i heroinës. Duke pasur informacion që ai kërkonte të pinte heroinë, e kam gënjyer duke i thënë se në një vend kam fshehur heroinë, të shkojmë ta marrim dhe ta pimë. Mermali ka pranuar. Atë mbrëmje kam shkuar me makinë tek lagjja e tij për ta marrë. Kemi shkuar në Peqin, dhe buzë një muri jemi drejtuar tek disa ferra, duke e gënjyer Mermalin se aty ndodhej heroina. Në kërkime për të gjetur heroinën, është përfshirë dhe vetë Mermali, i cili sapo ka ulur kokën për të parë nëse kishte heroinë, e kemi qëlluar me plumb pas koke. Një plumb në kokë dhe dy në trup, për t’u siguruar që kishte vdekur.

Deri tani me rrëfimet e tij në pranga janë vunë 12 persona ndërsa 4 të tjerë u shpallën në kërkim. Mes personave që ai akuzon se organizator dhe pjesëmarrës është Laert Haxhiu, i cili aktualisht ndodhet në burg në Greqi.