Lajme

Tensione në protestën para Ministrisë së Arsimit në Shqipëri, policia përdor ujë dhe gaz lotsjellës

Protesta e studentëve dhe gjimnazistëve para Ministrisë së Arsimit në Tiranë është shoqëruar me tensione, pasi protestuesit kanë goditur godinën me sende të forta, ndërsa Policia e Shtetit është kundërpërgjigjur me ujë dhe gaz lotsjellës.

Përplasjet kanë ndodhur në ditën e katërt të protestës, ku studentë, gjimnazistë dhe qytetarë janë mbledhur për të vazhduar kundërshtimin e tyre dhe kërkesat për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Efektivët e policisë janë pozicionuar para godinës së Ministrisë së Arsimit, ndërsa përdorimi i ujit dhe gazit lotsjellës ka përshkallëzuar situatën.

Protestat në Tiranë janë shoqëruar me incidente edhe gjatë tri ditëve të mëparshme.

Të Ngjashme