Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Tërmet i fuqishëm në Kinë, raportohet për 116 të vdekur

Një tërmet me magnitudë 6.2 goditi një rajon të largët dhe malor në skajin verior të rrafshnaltës Qinghai-Tibetan pak para mesnatës të së hënës, duke vrarë të paktën 118 persona dhe duke plagosur qindra, sipas mediave shtetërore kineze.

Epiqendra ishte 5 km nga kufiri midis Gansu-së dhe një provincë fqinje, Qinghai, ku u ndjenë edhe lëkundje të forta, raporton Reuters.

Autoritetet kanë mobilizuar me shpejtësi një sërë reagimesh emergjente pas tërmetit që shkatërroi rrugët dhe infrastrukturën, shkaktoi rrëshqitje dheu dhe gjysmën e një fshati varrosi në baltë. Por puna e shpëtimit ka rezultuar sfiduese në temperaturat nën zero, me shumicën e Kinës që po përballet me kushte nën ngrirje pasi një valë e fuqishme e ftohtë përfshiu të gjithë vendin.

Tërmetet janë të zakonshme në provincat perëndimore si Gansu, të shtrirë në kufirin lindor të rrafshnaltës tektonikisht aktive Qinghai-Tibetan. Tërmeti më vdekjeprurës i Kinës në dekadat e fundit ishte në vitin 2008 kur një tërmet me magnitudë 8.0 goditi Sichuan, duke vrarë afro 70,000 njerëz.