Lajme

TËVË 1 – Lexoje të vërtetën!

Ka filluar protesta në Tiranë para Ministrisë së Arsimit, e cila po vijon në ditën e saj të gjashtë.

Studentë, nxënës e qytetarë janë tubuar për të vijuar me protestimin, pas një nate të tensionuar një ditë më parë, që u shoqërua me përplasje dhe dhunë mes policisë dhe protestuesve.

Protestuesit vazhdojnë me kërkesën kryesore për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, i cili sot më herët në një video live tha se është përpjekur të mos  bjerë në kurthin e dhunës që kërkon gjak.

Në pesë ditët e protestave, numri i përgjithshëm i të lënduarve ka arritur në 272. Prej tyre, 169 janë punonjës të Policisë, 82 protestues dhe 21 kalimtarë./teve1.info/

Të Ngjashme