Aktuale

TMERR në vend! Digjet banesa, humb jetën një person (EMRI)

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në lagjen “Çlirim” të Fierit, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu banesën e tij.

Viktima është identifikuar si Flamur Braçe, 74 vjeç. Sipas të dhënave paraprake, ai jetonte i vetëm dhe ishte i paralizuar.

Pas njoftimit për zjarrin, në vendngjarje mbërritën tre automjete zjarrfikëse, të cilat ndërhynë për shuarjen e flakëve dhe vënien nën kontroll të situatës.

Rrethanat dhe shkaku i rënies së zjarrit mbeten ende për t’u përcaktuar. Ngjarja po hetohet nga autoritetet.

Të Ngjashme