Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Tollovi e madhe e kamionëve me mallra në pikën kufitare të Morinës, shkak bllokadat nga Serbia

Dhjetëra kamionë e maune po presin në Morinë për të hyrë në Kosovë. 

Në Doganën e Kosovës, thonë se ka rritje të fluksit, ndërsa disa nga shoferët që po presin ankohen për neglizhencë.

Zëdhënësi i Doganave, Adriatik Stavileci ka thënë se bëhet fjalë për rritje të fluksit të kamionëve e mauneve të cilët vijnë nga Shqipëria për në Kosovë.

Ndërsa pas bllokimit të hyrjes në Kosovë, të mallrave nga Serbia, është rritur ndjeshëm importi nga Shqipëria.

Kujtojmë se pas rrëmbimit të tre policëve kufitar nga ana e Serbisë, në pikat kufitare të Kosovës nuk po lejohen të hyjnë mallrat serbe.