Lajme

Tomë Gashi kërkon shkarkimin e prokurorit Blerim Igrishta

Avokati Tomë Gashi ka njoftuar se së bashku me klientin e tij, Hashim Miftari, do të dorëzojnë kërkesë në Këshillin Prokurorial të Kosovës për inicimin e procedurës së shkarkimit të prokurorit Blerim Igrishta.

Sipas Gashit, kërkesa lidhet me ndalimin prej 48 orësh të klientit të tij, pasi lopa e këtij të fundit kishte hyrë në oborrin e Gjykatës në Graçanicë.

Gashi pretendon se prokurori ka kryer disa vepra penale dhe ka bërë të ditur se kërkesa do t’i dorëzohet kryetarit dhe anëtarëve të KPK-së.

Postimi i Gashit:

Kërkohet shkarkimi i prokurorit Blerim Igrishta

Sot me 25.11.26 ne ora 11 :00 së bashku me klientin tim z.Hashim Miftari, në Këshillin Prokurorial të Kosovës, do të dorëzojmë kërkesë për iniciimin e procedurës së shkarkimit të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë -Blerim Igrishta.

Ky prokuror, klientit tim z.Miftari i caktoj masën e ndalimit për 48 orë si person i arrestuar, për shkak se lopa e tij kishte hyre në oborrin e Gjykatës në Graçanicë.

Ne konsiderojmë se me veprimet e tij, prokurori Blerim Igrishta, ka kryer disa vepra penale dhe kërkesa për shkarkimin e tij nga pozita e prokurorit do ti dërgohet kryetarit të Keshilit Prokurorial të Kosovës z. Arain Gashi dhe të gjith anëtarëve të KPK-së.

Të Ngjashme