Aktuale

Trafik droge e prostitucion, goditet organizata kriminale italo-shqiptare! 7 të arrestuar

Një operacion kundër trafikut të drogës, ka çuar në arrestimin e disa shqiptarëve, të cilët akuzohet se ishin pjesë e një organizate kriminale që operonte në trafikun e drogës.

Autoritetet kanë ndërhyrë në lagjet magliana dhe Trullo të Romës, teksa hetimet zbuluan se gripi kishte krijuar lidhje të forta për të mundësuar dërgesa të mëdha droge duke u marrë drejtpërdrejt me furnizuesit në Amerikën e Jugut për dërgesa ajrore, me kartele të fuqishme shqiptare që veprojnë në Italinë Veriore dhe me figura kryesore të krimit të organizuar romak dhe klaneve kalabreze, njoftojnë autoritetet italiane.

Gjithashtu theksohet se organizata operonte edhe në trafikun e prostitucionit. Deri tani janë kryer 7 arrestime dhe u sekuestruan pasuri me vlerë qindra mijëra euro, armë, municione dhe sasi droge.

Të Ngjashme